Inflacioni në SHBA rrezikon recesionin ekonomik

EKONOMI


Inflacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muaj maj kapi shifrën 8.6 përqind. Ekspertët e cilësojnë këtë si rritja më e madhe që ka ndodhur që nga dhjetori 1981. Për ekonomistët ky inflacion ndikuar edhe nga lufta në Ukrainë është një kambanë alarmi. Muaji maji është muaji i tretë radhazi që inflacioni rritet me ritme të frikshme.

Ekspertët janë shqetësuar se nëse nuk merren masa të menjëhershme vendi rrezikon recesionin ekonomik. Ata thonë se inflacioni më i keq i vendit në 40 vjet duhet të zbutet, edhe pse Rezerva Federale ka nisur një cikël shtrëngues në politikën monetare dhe ka bërë të ditur se do të duheshin lëvizje të shpejta në rritjen e normave të interesit.


Indeksi i Çmimeve të Konsumit ishte 1.2 përqind muajin e kaluar duke rritur koston e energjisë, jetesës dhe ushqimit për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.5% në mars dhe qëndruan po në këtë përqindje edhe gjatë prillit, shumë herë më lart sesa një vit më parë.

Guvernatori i Rezervës Federale të SHBA, Lael Brainard është shprehur se me rëndësi parësore është ulja e inflacionit, duke vënë në dukje se banka qendrore është e përgatitur të ndërmarrë veprime më të forta.

Situata e vështirë ka vënë gjithashtu shumë presion mbi Shtëpinë e Bardhë, pasi vlerësimi i mbështetjes publike të Presidentit të SHBA Joe Biden ra në 36 përqind, niveli më i ulët i presidencës së tij, sipas një sondazhi të opinionit të kryer nga Reuters dhe firma kërkimore Ipsos, në fund të muajit të kaluar. Mediat raportojnë se zbehja e fuqisë blerëse dhe ulja e kursimeve do të ndikojnë në cilësinë e jetës për amerikanët, sepse familjet janë të detyruara të marrin vendime të vështira buxhetore.

/a.r




Skip to toolbar