Irani bën të ‘fortin’ me SHBA: Jeni të dëshpëruar

BOTA


Konfliktet mes Iranit dhe SHBA janë duke u rritur gjithnjë e më shumë pas sulmeve në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite. SHBA akuzon Iranin si përgjegjës dhe për këtë ka rritur sanksionet ndaj saj, që godasin kryesisht Bankën Qendrore iraniane.

Irani, nga ana tjetër nuk e pranon përgjegjësinë, ndërsa i pëlqen të bëj të “fortin” ndaj SHBA duke iu drejtuar “se me këto sanksione vetëm vërteton gjendjen e saj të dëshpëruar.” Presidenti Hassan Rohani tha se populli iranian i ka rezistuar me sukses sanksioneve dhe presionit të SHBA-ve. “Amerikanët po sanksionojnë institucione që kanë qenë në listë të zezë. Kjo sinjalizon dëshpërimin e plotë të Amerikës dhe tregon se presioni maksimal ka dështuar,  pasi kombi i madh iranian ka rezistuar me sukses” tha Rohani  gjatë një deklarate për mediat e vendit.


Sulmi i rafinerive të naftës në Arabinë Saudit, nxiti deklarata të ashpra mes dy vendeve si dhe çoi në vendosjen e trupave amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se trupat janë vendosur në Arabinë Saudite për “mbrojtjen e rajonit” dhe jo për luftë. Ndërsa Rohan, nga ana tjetër deklaroi se Irani është i përgatitur “për t’u përgjigjur në të gjitha drejtimet.”




Skip to toolbar