“Ishte me pushime, e vrau polici”, The Sun shkruan për tragjedinë në Potam: Babai thotë se skafi e ndau nga vajza

AKTUALITET


Media britanike “The Sun” ka vijuar edhe sot të shkruajë për tragjedinë e ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7 vjecarja Jonada Avdia u godit për vdekje nga gomonia teksa lahej në breg të detit.

Në numrin e sotëm ‘The Sun” sjell dëshminë e babait të të miturës, i cili rrëfen se në momentin e tragjedisë ishte edhe ai bashkë me vajzën duke u larë në det, por skafi I cili sipas tij erdhi me shpejtësi, e ndau nga vajza.


“Skafi erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe. Unë po e mbaja Jonadën për dore por skafi, na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin” shkruan The Sun.




Skip to toolbar