“Jam gati të vdes”, kreu i Wagner përparon në Rusi në aksionin e tij për të rrëzuar Putinin

BOTA


Pas vendimit të papritur të kreut të organizatës mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin, një natë më parë për t’u rebeluar kundër komandës së lartë ruse dhe për t’u bërë thirrje ushtarëve rusë që t’i bashkohen, në Rusi zhvillimet janë të shpejta.

Ish-aleati i Putinit akuzoi ushtrinë ruse për granatimin e kampeve të grupit, duke vrarë shumë militantë dhe u zotua për hakmarrje.  Mediat e huaja shkruajnë se pas këtyre akuzave, gjatë natës ka filluar një betejë midis dy palëve dhe avancimi i Prigozhinit drejt territorit rus, gjë që alarmoi autoritetet ruse.


Prigozhin në një postim të fundit ka konfirmuar se ka hyrë në Rusi me trupat e tij për të përmbysur hierarkinë ushtarake, duke deklaruar se ishte “gati të vdiste” me 25,000 burrat e tij për të “çliruar popullin rus” .

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, kreu i Wagner kaloi nga Ukraina në territorin e Rusisë, në rajonin e Rostovit dhe guvernatori i rajonit u bëri thirrje banorëve që në orët e para të ditës së sotme të ruajnë qetësinë dhe të “qëndrojnë në shtëpi”.




Skip to toolbar