“Jam i hapur për verifikim”. Ismailaj mohon akuzat e PD

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj ka mohuar akuzat e PD-së se ka qenë i dënuar në Greqi, ndërsa është treguar i gatshëm që për të, të kryhet çdolloj verifikimi.

Ismailaj ka qenë në familjen e 51-vjeçares Drita Saliaj, e cila u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, teksa është njoftuar nga gazetarët se PD e ka denoncuar si person të dënuar në shtetin grek. Ai tha se nuk kishte asnjë informacion për këtë akuzë të PD-së, por se është i hapur për çdo verifikim.


“Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jam i hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm. Unë punoj si kryetar, kam dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Në shtator të vitit 1999 kam filluar punë si mësues. Nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast të vetëm, absolutisht”, deklaroi Ismailaj.

I pyetur për një vizitë të tijën në Greqi, dy javë më parë dhe nëse ka lidhje me këtë akuzë, ai tha se ka qenë tek motra për arsye familjare.

“Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepet e veta familjare”, u shpreh Ismailaj, i cili theksoi se në asnjë rrethanë ai nuk ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në ndonjë funksion të lartë.




Skip to toolbar