Prindërit e çiftit dëshmojnë në polici

AKTUALITET


“Jemi të shokuar”. Kështu kanë deklaruar në polici prindërit e çiftit që u vetëhelmuan në Librazhd duke pirë fotoksinë. Madje ata kanë rrëfyer se të rinjtë e sapo martuar shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kishin asnjë konflikt mes tyre. Sipas prindërve çifti i të rinjve nuk ka pasur asnjë konflikt as me persona të tjerë.

Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e së premtes në Librazhd ku u gjetën pa ndjenja një çift të rinjsh të sapo martuar. Nusja 19-vjeçare Rezarta Hajdari u dërgua pa shenja jete në spital, ndërsa bashkëshorti i saj 27-vjeçari Olsi Hajdari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.


Sipas policisë dyshohet se çifti nga fshati Xhyrë i Librazhdit është vetëhelmuar me fotoksinë.

Çifti ishte martuar vetëm 5 ditë më parë, të dielën e 8 dhjetorit, ndërkohë që ende mbeten mister shkaqet që i kanë shtyrë të rinjtë drejt këtij vendimi ekstrem.




Skip to toolbar