‘Jo i përshtatshëm’, presidenti kinez kapet duke qortuar kryeministrin kanadez

BOTA


Presidenti i Kinës, Xi Jinping është filmuar duke akuzuar kryeministrin kanadez Justin Trudeau për zbulimin e detajeve të takimit, disa ditë pasi ata zhvilluan bisedime në samitin e G20 në Bali.

Presidenti Xi i tha kryeministrit kanadez, përmes një përkthyesi, se kjo ishte e papërshtatshme dhe e akuzoi atë për mungesë “sinqeriteti”.


“Gjithçka që diskutuam ka rrjedhur në media, kjo nuk është e përshtatshme”, i tha Xi duke buzëqeshur Trudeau”.

“Në Kanada, ne besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë dhe kjo është ajo që do të vazhdojmë të kemi”, tha Trudeau. “Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive së bashku, por do të ketë gjëra për të cilat nuk do të pajtohemi.”

“Le të krijojmë kushtet së pari”, u përgjigj Xi përmes përkthyesit përpara se të buzëqeshte, duke i shtrënguar dorën Trudeau dhe të largohej.

Ai ka të ngjarë t’i referohej raporteve se Trudeau diskutoi spiunazhin e dyshuar kinez dhe ndërhyrjen në zgjedhjet kanadeze në mbledhje.

Bisedimet, të cilat u zhvilluan me dyer të mbyllura, ishin të parat mes dy liderëve në vite.




Skip to toolbar