Juristi Azizaj: KED në çedim ligjor, një pjesë e anëtarëve s’e kanë kaluar Vettingun

POLITIKË


Juristi Sokol Azizaj, i ftuar në Real Story të Sokol Ballës në News 24 ka deklaruar se vetë KED është në shkelje, pasi një pjesë e anëtarëve të saj nuk kanë kaluar vettingun, pavarësisht se kjo është e përcaktuar me ligj. “KED është në çedim ligjor dhe kushtetues. Anëtaret e saj duhet te kenë kaluar Vettingun, por një pjesë e tyre nuk janë përfshirë farë në Vetting”. Ai tha se për shkak të paragjykimeve politike, ka pasur një numër të kufizuar kandidatësh për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

“Në 2017 duhet të niste zëvendësimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qënia në kohë e dy viteve me vonesë, do sillte aspirata të ndryshme në Kushtetutë. Sot ne nuk kemi mangësi të karakterit të normës kushtetuese. Ne e dinim që edhe në Shqipëri ekziston një fabul se; oreksi vjen duke ngrënë. Pashë që të gjithë kandidatët për organet e pushtetit gjyqësor kanë qenë anëtarë komisionit të reformës. Në këto kushte formatimi i Gjykatës Kushtetuese me të ardhur nga komisioni i reformës sikur e bën të dyshuar procesin e reformës, ndaj dhe numri i kandidatëve është i reduktuar. Paragjykimi ose kandidimi i një grupi të vogël njerëzish që vinë të frustruar janë të paragjykuar. KED është në çedim ligjor dhe kushtetues. anëtarët e saj duhet te kenë kaluar Vettingun, por një pjese e tyre nuk janë përfshirë fare ne Vetting. Ligji thotë; ju anëtarët e KED duhet të jenë të vetuar. Po janë të gjithë të vetuar? Jo. Gjykata Kushtetueses nuk pritej që të shkarkoheshin të tërë? Po pritej”, tha juristi.





Skip to toolbar