Kadare humbet një tjetër mundësi, Nobeli shkon në Austri e Poloni

AKTUALITET


Nobeli për Letërsinë nuk vjen as këtë vit në Shqipëri. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare i nominuar disa herë për çmimin Nobel në Letërsi nuk ka mundur të triumfojë edhe këtë vit.

Akademia prestigjioze e çmimeve Nobel në Suedi ka ndarë të enjten çmimet për Letërsinë për vitin 2018 dhe vitin 2019.


Për vitin 2018, Nobeli në Letërsi është fituar nga autorja polake, Olga Tokarczuk, për novelën e saj “Fluturime”, një narrativë e cila tregon me pasion kryqëzimet në jetë.

Ndërkohë që për vitin 2019, çmimi Nobel në Letërsi iu dha autorit austriak Peter Handke, për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore”.

Olga Tokarczuk (1962) është shkrimtarja polake më e njohur. Për tre vjet rresht librat e saj kanë qenë më të votuarit edhe më të dashurit nga lexuesit. Ajo ka fituar një sërë çmimesh letrare dhe romanet e saj janë të përkthyer në më shumë se 20 gjuhë.

Peter Handke  (1942) është një nga shkrimtarët më të njohur në botë. Ai është gjithashtu i njohur për tekstet e shkruara për kinemanë edhe teatrin. E nisi karrierën duke tronditur spektaklet e teatrit me “Fyerje në publik”. Karakteristikë e shkrimtarit është që prej fëmijërisë përdor lapsin për të shkruar.

Në 2018-ën Nobeli për Letërsinë nuk u dorëzua për shkak të skandaleve seksuale që kishin përfshirë Akademinë suedeze, ngjarje që pasoi me braktisjen e pozicionit si “gjykatës”, të pjesës më të madhe të jurisë.

Shkrimtarët e favorizuar kanë qenë kandadezja Anne Carson, romancierja franceze Maryse Condé dhe shkrimtarja kineze Can Xue. Në listën e më të votuarve nuk ka munguar as autori i “Game of Thrones”, G.R.R. Martin, Margaret Atwood, Haruki Murakami, madje edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.




Skip to toolbar