Karamuço tregon live grupin që “spiunon” lëvizjet e policisë: Cënon sigurinë kombëtare, mund të shfrytëzohet nga elementë kriminalë

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi live në emisionin “Real Story” një grup në telegram, me disa mijëra anëtarë, ku tregohen lëvizjet e makinave të policisë në vend. Ai thotë se kjo cënon sigurinë kombëtare dhe mund të përdoret për të parë ku ndodhet policia në raste të caktuara kriminale.

Pjesë nga diskutimi:


Ervin Leka: Së fundmi, është dhënë një urdhër te forcat “Shqiponja” për të qëndruar në patrulla statike. Nuk do të shohim më nëpër rrugë një patrullim sic bëhej zakonisht nëpër lagje por tashmë ka patrulla fikse. Mund të ndikojë dhe negativisht pasi personat e armatosur nuk do të jenë te rrethrrotullimi.

Ervin Karamuço: Kemi një rrjet në telegram që kanë të gjithë plan vendosjen se ku janë gjatë gjithë ditës. Mund të marrësh vesh se ku e gjithë policinë e Tiranës sot. Janë 16 mijë veta dhe në çdo moment mund të marrësh se ku e ke policinë. Këto statiket kanë dështuar. Policia e di. Kanë dashur ta referojnë njëherë në prokurori, por ka ngritur supet sepse s’ka vepër penale. Edhe punonjës vetë brenda këtij grupi. I dinë këta se si ndryshojnë plan vendosjet gjatë ditës, jo vetëm makinat e policisë por edhe makinat që i kemi të maskuara civile inteligjente. Cenon elementë të sigurisë kombëtare, mund të shfrytëzohet nga elemente të tjerë për vepra terrori, atentate etj.




Skip to toolbar