Katër aksidente në pak minuta, 8 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

AKTUALITET


Në harkun kohor prej pak minutash janë shënuar katër aksidente në pjesë të ndryshme të vendit duke lënë të plagosur 8 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Një aksident i ndodhur pasditen e të shtunës në Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Gjormë, ka lënë të plagosur rëndë dy persona. Makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagë të rënda për dy personat që ndodheshin në të. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.


Një aksident tjetër ka ndodhur në autostradën Lezhe-Laç, pranë Fushë Milotit, ku dy automjete janë përplasur së bashku duke lënë të plagosur dy persona. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por të plagosur kanë mbetur drejtuesi dhe pasagjeri i njërës prej makinave të përfshira në aksident.

Në Mamurras është shënuar një tjetër aksident, ku si pasojë e humbjes së kontrollit një makinë ka përfunduar jashtë rrugë. Për pasojë mbetën të plagosur 2 personat që ndodheshin në makinë.

Aksidenti i katërt ndodhi pranë qendrës së qytetit të Elbasanit. Makina për shkak të shpejtësie ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal jashtë rruge. Drejtuesi i makinës dhe pasagjeri që ndodhej në të kanë marrë plagë të lehta.

Të gjithë të plagosurit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën. Në gjendje më të rëndë ndodhen dy të plagosurit e Fushë-Krujës, të cilët janë dërguar në Tiranë për kurim më të specializuar.




Skip to toolbar