Gjyqtares Irena Gjoka i janë shtuar truprojet nga Garda e Republikës, pasi është parë e arsyeshme për shkak të sulmeve verbale që janë bërë kundër saj, edhe në rrjetet sociale, komente fyese dhe gjuhë urrejtje kundër saj.
Më parë ka patur katër truproja nga Garda për shkak të detyrë , ndërsa së fundmi i janë shtuar edhe 2 të tjerë. Garda do të jetë e pranishme edhe pranë banesës së saj.
Gjykatësja Irena Gjoka, në vendimin e 20 tetorit, caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin.