Kërcënohet gjyshi, “seks online” me dy vajza shqiptare: Paratë, ose t’i nxorëm fotot

AKTUALITET


Një 80 vjeçar italian ka rënë pre e dy vajzave shqiptare të cilat e kërcënonin se do t’i publikonin fotot intime nëse ai nuk u jepte para.

Ngjarja ka ndodhur në Camposampiero në Itali, ku 80 vjeçari pasi ka bërë seks online me dy vajzat shqiptare është kërcënuar prej tyre se nëse nuk i paguante do t’i publikonin fotografitë lakuriq.


80-vjeçari u kishte dërguar si fillim 1500 euro, që ato t’i dërgonin atij fotot e tyre lakuriq.

Mirëpo, edhe ai nga ana e vet u dërgonte atyre foto të vetat ca si shumë “të guximshme”. Vajzat  e kërcënuan se do t’ia publikonin në internet, nëse ai nuk u dërgonte para të tjera.

Karabinierët në Camposampiero arritën të zbulojnë dhe arrestojnë dy femrat e seksit online:  S.A. 23 vjeçe,  shërbyese me banim në Varese dhe P.A. 27 vjeçe, kamariere shqiptare me banim në Vogogna.

Që nga vera e vitit 2018 ato kishin krijuar një marrëdhënie në “chat” me plakun 80 vjeç në Camposampiero, që u dërgonte para me Postepay në këmbim të fotografive të tyre lakuriq. Plaku i paditi ato. Karabinierët shkuan në shtëpinë e dy vajzave dhe u gjetën telefonin, pagesat dhe fotot e të moshuarit.




Skip to toolbar