Filmimi i videove intime dhe kërcënimi më pas i personave përmes tyre duket se është bërë një mënyrë e re për kriminelët për të arritur atë që duan. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në Tiranë, ku 3 persona nën presionin e videos me përmbajtje intime kërcënonin një minoren 13 vjeçar, t’i ndihmonte të kryenin një vjedhje.
Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim edhe shtetasin Bledar Matja, 46 vjeç.
Këta persona akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me minorenin, duke e filmuar me celular dhe më pas videon e kanë përdorur për shantazh që t’i ndihmonte të vidhni shtëpinë e tezes së tij. Ngjarja u zbulua pas denoncimit që tezja e 13-vjeçarit bëri pas grabitjes së banesës. 3 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën në banesë bizhuteri me vlerë 5000 euro.
Nga hetimet policia zbuloi se grabitja nuk ishte bërë me dhunë dhe se dikush kishte pasur çelësin e banesës. Pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje u zbulua se një prej çelësave të shtëpisë e mbante dhe 13-vjeçari, i cili pranoi edhe ngjarjen e rëndë.
Të arrestuarit do të përballen me veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.