Këshilli i Sigurimit mban sot seancën për Kosovën

BOTA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvillon këtë të hënë (22 prill) seancën për Kosovën.

Në seancën që nis në orën 16:00, do të jenë të pranishëm Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic).


Në qendër të diskutimit në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit do të jetë progresi i Kosovës, zbatimi i reformave, të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit, etj.

Presidentja Osmani bëri me dije se do të vërë theksin te drejtësia për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Në seancën e KS të OKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Osmani do të takohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Presidenti serb do të jetë gjithashtu prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit. Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht “poshtërimit” që i është bërë deri më tani.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë, për popullin tonë, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, që të shkojmë me kokën lart, pa marrë parasysh se ata u përpoqën të na poshtërojnë me dhunë”, shkroi Vuçiq në rrjetet sociale.




Skip to toolbar