Këtë të hënë vendoset titulli, Tirana dhe Partizani luajnë gjithçka për trofeun

Më të fundit


Sot do të jetë një ditë e jashtëzakonshme në futbollin shqiptar dhe me shumë emocione, sidomos për Tiranën dhe Partizanin.

Në orën 16:00, do të luhen të gjitha sfidat e fundit të Kategorisë Superiore, dhe sot gjithashtu do të mësohet se cili ekip do të shpallet kampion, Tirana apo Partizani.


Të dyja skuadrat ndodhen me pikë të barabarta, me Partizanin që ruan vendin e parë me 64 pikë, ndërsa Tirana në vendin e dytë me po aq pikë.

Tirana nuk do të ketë një ndeshje të lehtë, pasi bardheblutë do të ndeshen ndaj Erzenit në shtëpinë e këtyre të fundit dhe se shijakasit luftojnë sot për mbijetesë. Nga ana tjetër, Partizani do të ndeshet në shtëpi ndaj Teutës. Durrsakët nuk luajnë për mbijetesë, por kanë objektiv pozicionimin në një vend të kualifikuesve të Conference League për sezonin e ardhshëm, pasi janë kokë më kokë me Vllazninë për këtë vend të tabelë. Teuta ndodhet aktualisht në vendin e katërt me 48 pikë.

E gjithë vëmendja është te dy ekipet e kryeqytetit, ku emocionet do të jenë të mëdha, dhe do të duhen 90 minuta për të kuptuar se cili ekip do të ngrejë trofeun e Superiores.




Skip to toolbar