Kirby: Qëndrimi i administratës amerikane ndaj rajonit të Ballkanit, nuk ka ndryshuar

AKTUALITET


Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Kirbi (o. John Kirby) tha se qasja e Uashingtonit ndaj Evropës e rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar. Këto komente Kirky, i bëri në përgjigje të një pyetje si reagim, mbi një artikull redaksional të gazetës ‘Washington Post’, ku thuhet se Presidenti Biden ndoqi politikën e “mbështetjes së Presidentit autoritar serb Aleksandar Vuçiq në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia”.

Ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim”, thotë “Washington Post”.


Kirbi nuk bëri komente të mëtejshme.

Kohët e fundit, pas zgjedhjeve të parakohshme, Serbia është përfshirë nga një valë protestash të opozitës, e cila akuzon qeverinë për parregullsi masive dhe manipulime në procesin e 17 dhjetorit.

Në artikullin redaksional të ‘Washington Post” thuhet se Vuçiqi dhe kryeministrja Ana Bërnabiq “akuzuan perëndimin për protestat” dhe i quajtën ato “një përpjekje për të rrëzuar qeverinë”.

Duke nxitur pakënaqësi kundër Perëndimit e duke u rreshtuar me Moskën, Vuçiç fiton pikë para grupeve nacionaliste, ndërsa kundërshtarët e tij demokratë, i etiketon si shërbëtorë të interesave të huaja”, vazhdon më tej editoriali.

“Washington Post” thotë se Vuçiq në takimet private i siguron vazhdimisht zyrtarët perëndimorë se ai “po bën përpjekjet më të mira të mundshme që kombi i tij ‘i pabindur’ të jetë pjesë e Bashkimin Evropian dhe se ai është partneri i tyre, i vetëm dhe i besueshëm”.

Sipas “Washington Post” administrata Bajden (o. Biden) e bazoi politikën e saj paqtuese, tek garancitë që Vuçiqi u ka dhënë privatisht.

Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, Shtetet e Bashkuara kanë shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi”, thekson artikulli./ VOA




Skip to toolbar