Komision Vlerësimi për kompanitë që do ndërtojnë Teatrin Kombëtar

AKTUALITET


Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për të ngritur një komision për vlerësimin e kompanive të interesuara për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, një çështje mjaft e kontestuar nga aktorët dhe anëtarë të shoqërisë civile. Prej muajsh ato kanë protestuar për të parandaluar prishjen e tij dhe kërkojnë rikonstruktimin e godinës së vjetër të teatrit.

Ky komision do të përcaktojë kriteret kualifikuese dhe vlerësuese për kompaninë që do të marrë pjesë që do të marrë përsipër realizimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.


Komisioni i vlerësimit do kryesohet nga zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës dhe përbëhet nga 6 anëtarë, përfaqësues të institucioneve të Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Drejtësisë, Avokatura e Shtetit dhe Trupa teatrore. Anëtarët e këtij komisioni përzgjidhen sipas fushës së kompetencës dhe përgjegjësisë së institucionit që përfaqësojnë. Kryetari i komisionit thërret mbledhjen e parë brenda 5 ditëve nga dërgimi i emrave të anëtarëve.

Lexo këtu vendimin e plotë të botuar në Fletoren Zyrtare.




Skip to toolbar