Komiteti i Rindërtimit, Rama: 20 miliardë lekë nga buxheti, raporti përfundimtar i dëmeve, në janar

AKTUALITET


Komiteti Kombëtar i Rindërtimit ka zhvilluar të hënën mbledhjen e dytë, që është drejtuar nga kryeministri Rama, i cili bëri një bilanc paraprak të dëmeve që la pas tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Rama tha se në terren janë 500 inxhinierë që po inspektojnë dëmet, ndërsa aktualisht 261 pallate dhe 2237 banesa që janë të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme. Fondi nga buxheti i shtetit për rindërtimin e  shtëpive, Rama tha se është 20 miliardë lekë që do të shtohet te donacionet që janë dhënë gjatë solidarizimit.

“20 miliardë lekë që në nisje me të ardhura buxhetore plus donacione, por pritshmëritë për donacione janë të konsiderueshme se kanë filluar bisedimet me shtet e tjera. Aktualisht 261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme në momentin aktual. 2237 banesa të dëmtuara rënë. 851 pallate me dëmtime të mesme ose të lehta, 618 banesa me dëme të mesme. Tek pallatet e pabanueshme po bëhet një punë shumë e madhe, një pjesë e dytë kanë dëme të rënda, por të rikonstruktueshme. Do të përditësohen ditë pas dite. Qarku i Tiranës ka 728 të inspektuara, Qarku i Durrësit 5667 të inspektuara, 438 për të shembur. Qarku Lezhë ka 1588 të konsiderueshme, 740 të mesme. Të gjitha 8 spitale me dëme të riparueshme, 2 me të lehta dhe 2 qendra shëndetësore jashtë funksionit 12 të tjera të riparueshme. 36 shkolla me objekte të rënda. “Emin Duraku” që inspektimet janë bërë, jo një po më shumë se një, situata është e qartë. Ka një pjesë të shkollës që mund të përdore, ndërsa pjesa tjetër nuk do të përdore. Të tjerat janë spekulime. Disa objekte në institucionet e drejtësisë që kërkojnë ndërhyrje urgjente. 19 monumente kulture me dëme të rënda. Janë 500 inxhinierë në terren që po bëjnë inspektimet”, u shpreh Rama.


Kryeministri tha se këto raporte janë ende paraprake, ndërsa deri më 16 dhjetor do të kemi një bilanc dhe faturë paraprake të të gjithë situatës dhe dëmeve. Në lidhje me raportin përfundimtar të dëmeve të tërmetit, Rama tha se kjo do të bëhet në fund të janarit që do të jetë gati për tu paraqitur edhe në konferencën e donatorëve.

“Nuk ka ende nuk raport paraprak të dëmeve përfundimtare. Një grup me ne Bankën Botërore dhe OKB është duke punuar, në 16 dhjetor synohet të dalë raporti i parë paraprak. Do të ketë një raport paraprak, një të dytë dhe një final në fund të muajit janar për t’i hapur rrugë konferencës së donatorëve” tha ai.




Skip to toolbar