Efektivi i RENEA, drejt Tiranës me helikopter

AKTUALITET


Bledar Beluli, efektivi i RENEA-s i cili ra në greminë nga një lartësi e madhe, u dërgua drejt Tiranës ga helikopteri i Forcës Ajrore. Beluli u nxor nga gremina nga efektivët e FNSH Shkodër, pas disa orësh dhe u dërgua në fshatin Ndërhysaj.

Efektivi i RENEA-s ra nga një lartësi 200 metra në malin e Zorigjit, pranë Thethit mëngjesin e të hënës dhe u arrit të nxirrej pas disa orësh për shkak të terrenit të vështirë. Bledar Beluli ishte ngjitur për alpinizëm, por fatkeqësisht ra në greminë duke pësuar dëmtime të mëdha thuajse në të gjithë trupin, në pjesën e legenit, brinjë, duar e këmbë.


Të parët që i erdhën në ndihmë efektivit të RENEA-s ishin banorët e zonës, të cilët u munduan ta mbanin ngrohtë duke i ndezur zjarr.




Skip to toolbar