Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit, Rama: Të mos kemi frikë nga drita

AKTUALITET


Mbahet këtë të hënë Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit, forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore regullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.

I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili e nisi fjalën etij me një shprehje të Platonit, ku tha se “nuk duhet të kemi frikë nga drita, por ta përqafojmë atë”.


Sakaq kreu i qeverisë njoftoi se në fund të qershorit do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme mbi të drejtën për informim, ndërsa theksoi se do të ketë ballafaqim mes fakteve, institucioneve, ndërmjet çfarë shkruhet më ligje dhe çfarë zbatohet.

“Kam një fjalë të gjatë që më është shkruar nga ekipi im, por ju garantoj që nuk do u mërzis me detajet që i njihni mjaft mirë. Do përpiqem të nënvizoj disa pika, duke nisur me fjalët e urta të Platonit. Mendoj se kjo është sfida. Si të bëjmë që të rriturit të mos i tremben dritës, si ti bëjmë qeveritë dhe institucionet shtetërore që të mos i tremben dritës. E drejta për informim është parakusht. Jam mjaft i vetëdijshëm që ky përparim thotë shumë për atë prej nga vijojmë e ndërkohë tregon sërish se nuk është e mjaftueshëm ku duhet të arrijmë.

Shumë shpejt, në fund të qershorit do të mbaj një konferencë të jashtëzakonshme për të drejtën e informimit. Një ballafaqim mes fakteve, institucioneve, ndërmjet çfarë shkruhet në ligjet tona dhe çfarë zbatohet. Nuk është çështja që të kemi ligje, por edhe t’i zbatojmë ato. Ne jemi vende e njerëz që ndajmë një mundësi për të drejtën e informimit, por ndërkohë jemi të vetëdijshëm që nuk jemi suedezë. Kurse njohjen e parë të kësaj të drejte që daton që në 1776, në aktin suedez për lirinë e shtypit, e kuptojnë të gjithë sa e gjatë është rruga patra. Për këdo këtu që është i ngjashëm me Shqipërinë, ne jetojmë në kohëra të teknologjisë. Kjo teknologji na jep ne vendeve në zhvillim një mjet që disa dekada më parë nuk ishte i pranishëm. Kësisoj na jep mundësinë të bëjmë një hap të jashtëzakonshëm drejt të ardhmes.

Do të ndalem këtu dhe do të sigurohem që të përsërisë që ndërkohë që ju bëni maksimumin që kjo konferencë të realizohet, dua që të mos harroni ta shijoni këtë qytet. Është hera e parë në  jetën time që një konferencë nis muzikë. Faleminderit shumë dhe një herë, edhe dua t’i uroj mirëseardhjen të gjithë miqve të mi që kanë ardhur.”, tha Rama.




Skip to toolbar