Bardhi pas mbledhjes së grupit të PD: Përçarja sjell humbjen e opozitës, thirrje për bashkim

Më të fundit


Kreu i Grupit Parlamentar të PD është shprehur pas mbledhjes me deputetët demokratë se gjuha përçarëse dhe ndasitë forcojnë Partinë Socialiste dhe nuk ndihmojnë në situatën aktuale në të cilën është kjo forcë politike.

Bardhi tha se kjo parti duhet të kthehet një alternativë qeverisëse për zgjedhjet e ardhshme, teksa shtoi se kanë një platformë, e cila synon të forcojë PD.


I pyetur nëse Tabaku ka pranuar pozicionin për të drejtuar PD, Bardhi tha se Tabaku është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë.

‘Mbledhja për vlerësimin e situatës në PD. Është e vetmja trupë brenda PD-së që ka bërë thirrje për bashkim dhe mos përçarje në PD. Nuk paragjykoj asnjë vendim të PD-së. Kjo nuk është çështje as të njëanshme as me kokëfortësi. Duhet të që PD të bëhet forcë alternative qeverisëse për zgjedhjet  ardhshme.

Unë kam një detyrë dhe përgjegjësi për drejtimin e partisë. Emrat e kryesisë secili prej kolegëve tuaj është njohur me listën e anëtarëve të kryesisë. Alibeaj nuk ka qenë sot. Në mbledhjen e fundit ka qenë i pranishëm. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku.’- tha Bardhi.




Skip to toolbar