Korrupsioni me tenderat e MSH, lihet në burg inxhinieri që i çoi zarfin me lekë sekretares

AKTUALITET


Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi masën e arrestit në burg për Silvi Shehin, inxhinierin e kompanisë së Vladimir Topit që u arrestuan se korruptuan sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro.

Kujtojmë se vetëm tre ditë pas arrestimit, Shkalla e Parë liroi pronarin e tij që i dha paratë Shehut për t’ia çuar oryesrkretares Duro për shkak të moshës 73-vjeçare.


Në burg për aferën me tenderat, ndodhen ende Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto.

Joana Duro, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë akuzohet se mori 330 mijë lekë të reja për të favorizuar kompaninë “DRICONS” në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.




Skip to toolbar