Kotzias: Macron, përgjegjës për destabilitetin në rajon

BOTA


Ish-ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit francez Macron duke e cilësuar si përgjegjës nëse rajoni i Ballkanit përfshihet në zhvillime të pakëndshme.

“Pas vetos së Macron, një është përfundimi i marrëveshjes së qeverisë Prespa: ai e minon atë dhe më pas citon rezultate negative të minimit të vet si justifikim. Prandaj do të jetë përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon”, shkruan Kotzias në Twitter.


Franca vuri veton për bllokimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim që u kritikua nga liderët e BE por edhe diplomatë e deputetë të ndryshëm duke sjellë destabilitet në rajon. Pas bllokimit të negociatave, edhe vetë SHBA reagoi ashpër ndaj Europës duke thënë se i hapët rrugë dashakeqëve në Ballkan.




Skip to toolbar