Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne, 3 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme, së bashku me avokatin e tij.
Qëndrimi i tij me prokurorët e SPAK zgjati vetëm pak minuta, ndërsa nuk dha asnjë koment për mediat pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Avokati i tij tha shkurt “nuk kemi deklaratë”. Gjyli u paraqit lidhur me hetimet për Tunelin e LLogarasë.
Atij i është komunikuar akuza lidhur me “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” për hetimet që po zhvillohen për Tunelin e Llogarasë
