Kryeministri belg humb zgjedhjet dhe njofton me lot në sy dorëheqjen

BOTA


Kryeministri belg Alexander De Croo ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pas humbjes së rëndë që partia e tij pësoi në zgjedhjet evropiane.

“Nga nesër do të jem kryeministër në dorëheqje”, deklaroi De Croo pa i mbajtur dot lotët teksa u mbyllën qendrat e votimit.


Pasi përgëzoi partitë e djathta flamande, ai shtoi: “Unë marr përgjegjësitë e mia, nga nesër do të jem kryeministër në dorëheqje dhe do të përqendrohem në menaxhimin e aktualitetit”.Partia e qendrës së djathtë, Liberalët dhe Demokratët Flemish të Hapur, pa që numrat e saj të binin pasi mori vetëm 5.7% të votave, sipas sondazheve.




Skip to toolbar