Kryeministri Rama bën dozën e parë të vaksinës anti-covid

AKTUALITET


Pas Shefes së Infektivit, Najada Çomo, i dyti në radhë që ka bërë vaksinën anti-covid, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama.

Rama deklaroi më herët se do ta bënte sot vaksinën anticovid, jashtë radhe në shenjë sensibilizuese për të gjithë skeptikët. Kjo është doza e parë e vaksinës, pasi Rama dhe të tjerët, do të duhet të bëjnë dhe dozën e dytë pas 21 ditësh.

Ndërkohë që fill pas Ramës, vaksinën e bëri infeksionisti Pëllumb Pipero dhe më pas mjeku Tritan Kalo.

Siç është bërë tashmë e ditur, të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit. Kreu i qeverisë Rama tha pak më parë, se janë 975 doza vaksinat e para që kanë mbërritur në vendin tonë, nga një vend i BE-së.

Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin “Air Albania’’.

Para vaksinimit Rama iu pergjigj dhe disa pyetjeve te nje formulari qe do e plotesojne te gjithe personat e vaksinuar.

Pyetjet për kryeministrin Rama:

A keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid?

Rama: Jo

A keni ndonjë nga simptomat, kollë dhimbje gjoksi, temperature, dhimbje fyti, barku diarre, skuqje syve?

Rama: Ja shife

Keni bere se fundmi ndonje udhëtim ndërkombëtar?

Rama: Po, isha në Turqi e Greqi po e kam bërë testin te të dyja e skam pas gjë. Testin e fundit pardje, në datën 8.

Mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili gjithashtu lufton në vijën e parë të “zjarrit” me koronavirusin në Spitalin Infektiv mori sot dozën e parë të vaksinës, e një moment që shkaktoi të qeshura ishte kur ai e ngjiti në ballë logon e vaksinimit që i dhanë infermierët.



Skip to toolbar