Kryesimi i OSBE në 2020, Cakaj: Shqipëria i ka kapacitetet e duhura

Më të fundit


Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj tha se Shqipëria ka nisur përgatitjen për të marrë kryesinë e OSBE-së në 2020. Cakaj cilësoi se Shqipëria çdo ditë e më shumë po dëshmon besueshmërinë dhe kapacitetin e saj për veprim efektiv ndërkombëtar.

Këto deklarata Cakaj i bëri gjatë takimit informal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së që u zhvillua në Malet e Tatras, në kuadër të Kryesisë sllovake.


Mbledhja u përqendrua kryesisht në diskutimet e shteteve pjesëmarrëse mbi praktikat efektive të parandalimit, menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve dhe zhvillimit të multilateralizmit efektiv në tërësi. Ky takim ishte veçanërisht i vyer për t’i informuar vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për përgatitjet e Shqipërisë në marrjen e Kryesisë në vitin 2020 në tre vektorë kryesorë: politik, burime njerëzore dhe logjistik-financiar. “  shkruan Cakaj në Facebook

Ministri në detyrë Cakaj nuk la pa theksuar se ky takim ishte i vyer për të treguar kapacitetet e patjetërsueshme të Shqipërisë për të kryesuar OSBE vitin e ardhshëm.  “Si pjesë e Trojkës dhe Kryesuese e Grupit të Mesdheut, Shqipëria çdo ditë e më shumë po dëshmon besueshmërinë shtetërore dhe kapacitetin e saj për veprim efektiv ndërkombëtar. Shqipëria disponon kapacitetet e patjetërsueshme për të marrë kryesinë e Organizatës 57 anëtarëshe, përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm çështjesh politike-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore nga Vankuveri deri në Vladivostok!” – shkruan Cakaj




Skip to toolbar