Kukësi i heq titullin “Nderi i Qarkut” publicistit Veton Surroi

AKTUALITET


Publicisti dhe politkani  kosovar Veton Surroi nuk do të mbajë titullin “ Nderi i Qarkut Kukës”, të cilit i ishte dhënë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në vitin 2015. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, këtë të premte.

Sipas kryetarit të Këshillit, Abdulla Domi, vendimi është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit,të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.


Sipas pretendimeve, Veton Surroi ka deklaruar se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare, por një pakicë politike.

Ndërsa, për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut, heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këshilli i Qarkut Kukës, në vitin 2015 me propozim te Klubit letrar “Anton Pashku”, Kukës, vlerësoi personalitetin e njohur, Veton Surroi, me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Kukës” me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”




Skip to toolbar