Kulluri: Problemi nuk është rritja e pagave, por kujt i rriten pagat!

Më të fundit


Nga Edvin Kulluri

Prej dy ditesh eshte hapur nje debat i madh per vendimin e qeverise per rritjen e pagave te administrates, drejtuesve te larte shteterore dhe ne vecanti deputeteve e ministrave! Si ish zyrtar e them pa asnje dyshim se te treja kategorite paguhen pak per pozicioniet qe kane e punen qe duhet te bejne! E ne kontekstin e rritjes se kostos se jeteses, kjo rritje eshte akoma me e arsyeshme.


Por….. , ka nje por! A e bejne punen e tyre sic duhet administrata, drejtuesit e institucioneve dhe parlamentaret? Fatkeqesisht jo! Administrata serish eshte politizuar thellesisht pas sabotimit nga PS te ligjit konsensual te 2013 duke u kthyer si asnjehere ne “cerdhe te partise”! Me keq akoma rrogat do u rriten edhe mijera ish pjesetareve te administrates qe paguhen ne shtepi pasi jane larguar padrejtesisht nga puna. E me keq akoma do paguajme me shume mijera militante te PS qe jane rekrutuar per qoka politike pas fryrjes abuzive te administrates pas 2014!

Se dyti, drejtuesit e larte te institucioneve jane produkt i c’balancimit politik te frikshem, duke nisur qe nga Presidenti qe duhet te kuptoje se qendron ne ate zyre edhe per te refuzuar ligje e vendime te mazhorances qe cenojne parime te Kushtetutes. Mos mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare ne kohe kur ndodhen sulmet kibernetike prej hackera-ve ishte gabim i rende ne cilesine e kryetarit te KSK!

Se treti dhe me e rendeishmja! Qeveria dhe deputetet. Te dyja palet jane produkt i autokracise se kryetareve te partive. Me se shumti deputetet nuk perfaqesojne sovranitetin popullor pasi jane te emeruar dhe jo te zgjedhur. Sot nuk kemi nje parlament te zgjedhur nga qytetaret por te emeruar nga listat e mbyllura te Edi Rames, Lulzim Bashes dhe Ilir Metes per shkak te ndryshimeve kushtetuese te 2008 dhe kodit zgjedhor te listave te mbyllura! Parlamenti yne jo vetem qe nuk kontrollon qeverine por kontrollohet nga qeveria duke permbysur parimin e kontrollit dhe ekulibrit mes pushteteve! Sic thuhej ne raportin e pardjeshem te TI, jemi ne “demokraci hibride”!

Ndaj ne parim kjo rritje eshte e drejte, konkretisht eshte e patolerueshme!




Skip to toolbar