Kunati i përfshirë në investimin e portit, Kulluri-Bashës: Peshku shqiptar i korrupsionit ka “dy koka”!

Më të fundit


Edvin Kulluri, një prej anëtarëve të ‘Grupit për PD’, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me lajmet e publikuara në media, për investimin në portin e Durrësit, pas së cilit fshihet kunati i kryedemokratit Lulzim Basha e njerëz të tij.

Ndërsa huazon një shprehje përdorur së fundi nga kryedemokrati ‘peshku qelbet nga koka’, Kulluri ironizon Bashën ndërsa shkruan se peshku shqiptar i korrupsionit ka “dy koka”!


“Lulzim ke te drejte! Vertete qe “peshku qelbet nga koka”, por peshku shqiptar i korrupsionit ka “dy koka”!

Njera ne pushtet e tjetra ne krye te medemek opozites! Medemek opozites se pas cdo skandali te qeverise del ne siperfaqe nje pazar i yti me ata!

E pas cdo humbje del prape e mban fjalime per fitore! Ky eshte gabimi yt, pasi duhet flasesh per “fitime” e jo “fitore”! Ne “armiqte” kete pune kemi, te themi te verteten ndersa ti “udheheqes” vazhdo e mbaj fjalime!” shkruan Kulluri në postimin e tij.




Skip to toolbar