“Kur erdhi Baker isha adoleshent”, Hasani: S’e kisha menduar që do vinte dita të mirëprisja sekretarin amerikan të shtetit

Më të fundit


TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i ftuar në “Real Story” vlerësoi marrëdhëniet mes SHBA dhe vendit tonë, ndërsa veçoi një lehtësim për qytetarët shqiptarë.

Ai theksoi se më parë nëse në gjashtë muajt e fundit pasaporta e qytetarëve skadonte, ata nuk mund të aplikonin për vizë në SHBA, por tani kjo pengesë shtoi Hasani është hequr.


“Pasaporta shqiptare është futur në klubin e të ashtuquajtur në klubin gjashtë mujor. Para pak kohësh, ne duhet të kishim pasaporta, të cilat nuk skadonin për gjashtë muajt e ardhshëm në mënyrë që të merrej një vizë dhe shtetasit shqiptarë kanë mundësi që të shfrytëzojnë pasaportën e tyre deri në fund, për të marrë viza, për të lëvizur etj”, tha Hasani.

Gjatë diskutimit në studio, drejtuesi i “Real Story”, Sokol Balla pyeti ministrin Hasani se si e përjetoi në rrafshin personal vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, dhe për këtë ai u shpreh:

“Unë mbaj mend kam qenë adoleshent, në vizitën e James Baker në Tiranë. Kam qenë në shesh dhe nuk e kisha menduar ndonjëherë, që do vinte dita që unë ta mirëprisja Sekretarin Amerikan të Shtetit në Tiranë dhe ta përcillja”, shtoi ai.




Skip to toolbar