“Kur u kërkua pezullimi taksës në Berlin, Rama e Thaçi më lanë vetëm”

POLITIKË


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj foli për akuzat që hodhi në drejtim të homologun e tij Edi Rama si dhe me presidentin Hashim Thaci gjatë samitit të Berlinit. Haradinaj tha për gazetarin Thimi Samarxhiu se Rama e Thaçi e lanë vetëm duke kërkuar pezullimin e taksës dhe qëndruan indiferentë, në një kohë që shqiptarët duhet të kenë një qëndrim unik.

Gazetari: U fol lidhur me një debat që keni pasur me kryeministrin Edi Rama. Si është e vërteta?


Haradinaj: Edi është vëllai imi, ashtu siç janë motra e vëllezërit e mi të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë. Në këtë samit pra fokusimi ishte kryesisht të marrëdhënia Kosovë-Serbi, dhe çdo diskutim ishte ballafaqim i argumenteve të Kosovës me të Serbisë, që nënkupton që kërkesa e kancelares Merkel dhe presidentit Macron për të pezulluar taksën si lehtësim, si gjest për të ndodhur një klimë më e mirë mes Kosovës e Serbisë në prezencë të udhëheqjes serbe, për mua ishte e papranueshme sepse unë pranoja një kusht të Beogradit zyrtar për dialog nga një popull që është viktimë. Unë kam shkuar në Berlin në 27 prill kur ka qenë edhe përvjetori i masakrës së Mejes, prej aty kam shkuar në Berlin. Këtë ia kam shpjeguar kancelares Merkel dhe presidentit Macron edhe në prezencë të udhëheqësve serb. Do të ishte e logjikshme që qëndrimi, nëse jo tjetër i presidentit Thaçi dhe i kryeministrit Rama të jetë në indiferencë, ose të ishte thjesht dialog pa kushte. Haradinaj ka të drejt, kaq. Pse kur është një diskutim mes Kosovës e Serbisë, kuptohet me kërkesën e udhëheqësve të respektuar për diçka që ishte kërkesë e Serbisë, pse dy udhëheqësit shqiptarë të jenë tolerant?! Këtë e kam shpjeguar, për shkak se kjo është në dorën time. Unë nuk e gjykoj si të gabuar qasjen e tyre, por unë nuk mund ta mbroj të drejtën e Kosovës kur ke humbje të energjive. Më mirë te jemi bllok, ne shqiptarët, kushdo qoftë. Ky është drejtimi ynë dhe ne duhet te kemi qëndrim unik. Këtë e kam shpjeguar jo me dëshirën për të krijuar debate, por është e vërtetë dhe unë këtë kam shpjeguar.




Skip to toolbar