Kurti: Bojkoti i zgjedhjeve në veri ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit

KOSOVA


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p[as mbylljes së procesit zgjedhor në katër komuna në Veri të Kosovës.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook shkruan se zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Ndërsa në lidhje me pjesëmarrjen e pakët në zgjedhje dhe bojkotin e serbëve, ai ka thënë se ishin të imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri.


Kurti ka falënderuar KQZ-në për organizimin, Policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen.

Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë. Uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre”, ka shkruar ai në Facebook./abcnews.al




Skip to toolbar