Kurti flet para kuvendit gjysmë të boshatisur: Pavarësia u shpall në Kaçanik

KOSOVA


“Me 16 vitet mbi supe, republika e Kosovës është më e reja në rajon si shtet e shtat, por me vetëdijen e pjekur sa shtet më të vjetër. Republika e Kosovës në 2008 ishte tashmë e maturuar si realizimii një aspirate popullore të brumosur për dekada. E kanë pjekur kryengritjen për bashkimin e vilajeteve, koha e saj kishte ardhur në 1981 ku anëmbanë shtatit ë saj njerëzit mbushin sheshet….Kosova u bë me republikë me kushtetutë në kuvendin e Kacanikut për të luftuar me demonstrata dhe protesta paqësore, populli ynë fitoi simpatinë e shteteve demokratike që i dolën në krah në ’99. Në 2008 nuk kishte mbetur asnjë dilemë te vendet demokratike se republika e Kosovës do të vinte, në një trajtë të tillë që ishte e pranueshme edhe për armikun më të madh të saj, që donte të mbyste idenë e shtetit të shqipëtarit. Ne e kemi të qartë se nëse Serbia do të ishte ndjerë sado pak përgjegjëqëse për gjenocidin në Kosovë ajo do të duhej ta kishte njohur Kosovën që në 2008. Republika e Kosovës garanton të drejtat më të gjera për pakicat në rajon, posacërisht për serbët, shqiptarët në Preshevë janë pakica më e diskriminuar në Evropë. Është për keqardhje që fqinji ynë ka zgjedhur rrugën e bllokimit të funksionimit të brendshëm të republikës sonë dhe të njohjes së saj. Sot vazhdon të refuzojë nënshkrimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve. Në vend të saj, ajo madje përqafoi terrorizmin, dhe aty dëshmoi me turp pëballë profesionalizmit të policisë tonë. Të nderuar deputetë të kuvendit dhe pjesëmarrës të tjerë, republikës i dalim zot të gjithë secili bashkë. Republika ashtu siç e ka konceptuar 125 vjet më parë Sami Frashëri, është e nevojshme për mbrojtje dhe zhvillim. Nuk e negociojmë lirinë dhe të drejtën tonë për t’u mbrojtur dhe zhvilluar prandaj si qeveri e Kosovës marrim masa për të forcuar shtetin ligjor dhe për të përfshirë dhe ndihmuar qytetarët pavarësisht etnisë dhe gjinisë së tyre.”, tha Kurti.



Skip to toolbar