Laboratori i kokainës në Fier/ Viktor Çervanaku i shpëtoi një atentati në 2008-ën, 2 vite më vonë u ndalua nga policia

AKTUALITET


Viktor Çervanaku në shtëpinë e te cilit u zbulua një laborator për përpunimin e kokainës është një emër i njohur për opinionin publik , jo vetem në Fier por edhe me gjerë.

Për shumë vite ai ka qenë kryetar i komunes Frakull te Fierit, nën siglen e Partisë Socialiste. Në vitin 2006 ai është kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Deklarimit te Pasurive për “ refuzim për deklarim” por shpëtoi nga ndjekja penale për shkak te një amnistie të miratuar nga Parlamenti në fund te atij viti.


Në vitin 2008 , Viktor Cervanaku ka qenë obiektiv i një atentati te dështuar nga R. Kapaj. Ky i fundit ishte acaruar me kryekomunarin e Frakullës pasi nuk arrinte te merrte nje certifikate referuar raportimeve mediatike të kohës.

Ndërkohë ne vitin 2010 ai shoqërohet nga policia e Fierit nën dyshimet se qarkullonte me nje automjet të trafikuar nga Greqia.

Në ate kohë Cervanaku udhetonte me një Range Rover me targa te vendit fqinj. Në një reagim per mediat atë kohe, Cervanaku pranoi se ishte shoqeruar ne polici dhe kishte sqaruar ceshtjen e mjetit.

Viktor Cervanaku vijonte të ishte aktiv në politiken lokale te Fierit edhe pse pas vitit 2015 me shkrirjen e komunave nuk ishte me drejtues i njesise vendore.

Sipas të dhënave të “ listes se pagave” të rrjedhura në publik vitin e kaluar rezultonte se Viktor Cervanaku ishte drejtor i Administrates tek Operatori i Sistemit te Transmetimit ndersa se fundi punonte ne sektorin e burimeve njerezore.




Skip to toolbar