Lamtumira e një legjende

Më të fundit


Me një ceremoni private është mbyllur edhe një kapitull i historisë së futbollit botëror, Diego Armando Maradona u varros.

Vetëm 24 familjarë dhe miq të ngushtë morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar ditën e djeshme. Ndërkohë argjentinasit nuk kanë pyetur për COVID-19 duke u mbledhur në turma në rrugë për të vajtuar për legjendën e tyre.


Maradona vdiq prej një ataku kardiak dy javë pasi kishte kryer një operacion në tru. Vdekja e tij tronditi gjithë botën e futbollit, teksa të shumtë janë ata që e cilësojnë si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.




Skip to toolbar