Avdullah Hoti jep dorëheqje? Kryeministri i Kosovës shuan të gjitha dyshimet

KOSOVA


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë të pavërteta informacionet që ai ka ofruar dorëheqjen.

Hoti ka thënë se me veprimet e tij ka dëshmuar gatishmëri për të ofruar zgjidhje për çështje të ndryshme.


“Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta.Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19″, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka komentuar edhe zhvillimet e fundit nga Specialja.

“Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion”.




Skip to toolbar