Liqeni i Ohrit “i tëri” pjesë e UNESCO-s

AKTUALITET


UNESCO ka vendosur të përfshijë nën mbrojtjen e tij pasuritë natyrore dhe mjedisore të Liqenit të Ohrit të pjesës shqiptare në qytetin e Pogradecit.

Vendimi u mor në unanimitet të plotë në sesionin e 43-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore zhvilluar në Baku, Azerbajxhan.

Kërkesa e Shqipërisë për regjistrim të pjesës shqiptare të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore, përfshinte punën disa vjeçare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ministrisë së Kulturës, Bashkisë Pogradec dhe ADZM Korçë.

Në këtë listë ka qenë më përpara vetëm pjesa e Liqenit të Ohrit të shtrirë vetëm në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të premten iu shtua edhe pjesa shqiptare.

Veç Liqenit të Ohrit, Shqipëria numëron edhe disa pasuri të tjera në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura nga UNESCO, si Butrinti, Gjirokastra dhe Berati.



Skip to toolbar