Lufta në Ukrainë, Putin pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit përmes Detit të Zi

BOTA


Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia po pezullon, por nuk e përfundon pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje që lejon kalimin e sigurt për anijet që transportojnë eksporte të grurit ukrainas.

Sipas BBC, Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.


Por OKB thotë se nuk kishte anije brenda korridorit atë natë – ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja do të respektohej dhe akuzoi Rusinë për “shantazhimin e botës me uri” – një pretendim që Rusia e mohon.

Pavarësisht nga pasojat e mundshme, 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin, u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të hënën, tha ministria e infrastrukturës e Ukrainës.




Skip to toolbar