Maqedonia e Veriut, në zgjedhje/ Shqiptarët të përçarë në dy kampe

AKTUALITET


Te merkuren Maqedonia e Veriut mban raundin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale, por njëkohësisht votohet edhe për ato Parlamentare.

Ne zgjedhjet per parlamentin maqedonas, partite me te medha nga rradhet e Maqedonise se Veriut ne koalicion me parti me te vogla jane VMRO dhe LSDM, ndersa shqiptaret shkojne te ndare ne dy blloqe, Fronti Evropian, me BDI, me ne krye Ali Ahmetin, Aleanca për Shqiptarët me Ziadin Sela, Partia Demokratike Shqiptare me Menduh Thaci, dhe partitë e turqve, boshnjakëve dhe romëve. Ndërsa në bllokun opozitar, VLEN, koalicion I mbeshtetur nga Kurti, ku Vetëvendosje ka kandidatët e saj në listën e përbashkët, bejne pjese një pjesë e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit, me Alternativën e Afrim Gashit, Lëvizjen Evropiane të Izet Mexhitit dhe Besa e Bilall Kasamit.


Për formimi e kabinetit qeveritar nevojiten 61 vota nga 120 vendet në parlament. Ne zgjedhjet e kaluara parlamentare te vitit 2020, LSDM mori 46 mandate, por ne koalicionin qeverise ishin edhe partite shqiptare me 32 deputete, ku 15 prej tyre i kishte BDI. Persa i perket historikut te deputeteve shqiptare ne Maqedonine e Veriut numri me i madh i shqiptareve te ulur ne parlamentin maqedonas ka qene ne vitin 2002 me 36 deputete dhe ne 2020 me 32 deputete, ndersa numri me i ulet ne 1994 me 21 deputete dhe ne 1990 me 23 deputete.

Shqiptaret kane bere koalicion 6 here me VMRO-ne dhe 4 here me LSDM-ne. Nga koalicionet me LSDM-ne shqiptaret kane perfituar me shume, sic ishte miratimi i ligjit per gjuhet dhe zgjedhja e Talat Xhaferit kryetar parlamenti dhe kryeminister. Ne votimet e te merkures marrin pjese rreth 1 milion e 8 mije votues, ku do te zgjidhet presidenti dhe partia ose koalicioni qe do te drejtoje Maqedonine e Veriut ne sfiden kryesore te ketij mandati, ate te ndryshimeve kushtetuese.




Skip to toolbar