Marrëveshja për koalicionin e 25 prillit, Fatmir Mediu në PD, nis takimin me Bashën

Më të fundit


Pak minuta më parë, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka hyrë në selinë blu.

Pikërisht për përmbajtjen e kësaj marrëveshje dhe firmosjen e saj pas dakordësisë ai po takohet me kryedemokratin Lulzim Basha.

Kujtojmë që Fatmir Mediu është i vetmi aleat me të cilin Basha nuk ka arritur ende një marrëveshje përfundimtare. Mediu ka kërkuar në bisedë e sipër që PR-së, t’i njihet pesha elektorale dhe se kandidatët që do të vijnë nga kjo parti, të shihen si kandidatë të koalicionit opozitar.

“Është shumë e rëndësishme që koalicioni të përfshijë logot e të gjithë partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet dhe rajonet”, deklaroi më herët gjatë mbledhjes së Këshillit Politik të PR, Fatmir Mediu.



Skip to toolbar