Maxhoranca kundër komisionit “Becchetti”, ja vendimi për dy të tjerët

Më të fundit


Të enjten pritet që parlamenti të votojë në seancë tre komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Ditën e sotme, PD ka mbledhur grupin parlamentar për të vendosur në lidhje me qëndrimin ndaj këtyre tre komisioneve.

Burimeve nga mbledhja e grupit se të enjten thane do të votohet kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becheti”, ndërsa për komisionin hetimor për “inceneratorët” dhe komisionin hetimor për “masakrën zgjedhore” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.


Kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi të premten miratimin sa më shpejt të komisioneve hetimore nga PS, teksa theksoi se si në rastin e inceneratorëve, si në rastin Becchetti, si në rastin e komisionit hetimor për masakrën zgjedhore, ekspertët e PD po shqyrtojnë dhe grupi parlamentar do të marrë vendimet për të gjithë hapat e nevojshëm.




Skip to toolbar