Mbi 96 mln njerëz të infektuar në botë me Covid

CORONAVIRUS


Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 96,027,401, ndërsa 2,049,769 njerëz kanë ndërruar jetë. Një lajm i mirë është se 68,692,236 e kanë fituar betejën me virusin.

Shtetet e Bashkuara, janë vendi me numrin më ta lartë të infektimeve, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 142,087 persona, duke e çuar shifrën ne total mbi 24 milionë. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,425 pacientë dhe shifra në total është 408,623 pacientë. Kalifornia është bërë shteti i parë amerikan që regjistron më shumë se 3 milionë infeksione dhe po përballet me një rritje të pacienëve të shtuar në spital.


India renditet e dyta, ku ka shënuar një ulje të numrit të infektimeve.  Gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 9,975 persona të infektuar dhe në total ka aritur 10,582,647 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 137 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 152,593.

Gjermania po planifikon shtim të masave izoluese. Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 shteteve të Gjermanisë pritet ditën e sotme të zgjasin dhe forcojnë një bllokim të pjesshëm përtej janarit, pasi frika rritet për llojet e varianteve të virusit që besohet të jenë më ngjitëse. Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv në Gjermani gjatë orëve të fundit është mbi 8,930 njerëz, duke e çuar shifrën në total 2,059,314 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 665 njerëz dhe numri në total është 48105.

Franca ka shënuar një ulje të rasteve të infeksioneve, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 3,736 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,914,725 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 403 njerëz dhe numri në total është 70,686.

Në Kinë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 raste të reja infektimi, një një provinxë verilindore, duke e çuar numrin në total 88,336. Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në vend kanë ndërruar jetë 4,635 pacientë.




Skip to toolbar