Mbretëresha Elizabeth për herë të parë në publik me bastun

BOTA


Mbretëresha Elizabeth II mori pjesë në një ngjarje të madhe publike, duke përdorur një bastun. Mbretëresha mori pjesë në 100 vjetorin e Legjionit Mbretëror Britanik në Westminster Abbey në Londër.

Ajo u shfaq për herë të parë në publik me një bastun, dukej në formë të shkëlqyer, pavarësisht 95 viteve të saj. Shkopi iu dha asaj nga një anëtar i stafit mbretëror, ndërsa doli nga limuzina.


Mbretëresha e ka përdorur më shumë për të lëvizur në shtegun e shtruar me guralecë. Ajo ishte parë më parë duke përdorur një shkop në 2003 dhe 2004 pas një operacioni në gju, por kjo ishte për një arsye specifike mjekësore në atë kohë.




Skip to toolbar