Mbyllet merkato, i shumëkërkuari Daku mbetet në Rusi

Më të fundit


Ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë.

Mirlind Daku ka qenë shënjestër e klubeve të rëndësishëm të Premier Ligës ruse si Spartak Moscow dhe Krasnodar, por te Rubin Kazan e mbyllën derën, teksa ishte vetë babai i Dakut, Fehmi Daku, ka deklaruar për mediat ruse se klubi nga Kazani ka vendosur që sulmuesi iu kombëtares shqiptare të mos largohet këtë sezon.

Kjo, edhe pse mediat ruse kanë shkruar se skuadrat e Spartak Moscow dhe Krasnodar mund të japin deri në 10 milionë euro për kartonin e futbollistit, mirëpo trajneri Rahimov e konsideron Dakun si shtyllën e skuadrës, dhe si njeriun e domosdoshëm në një sezon që pritet të jetë i vështirë.

Jo më kot lojtari 26-vjeçar ka shënuar 5 gola e ka shërbyer 2 asiste në 7 ndeshje të Premier Ligës ruse, ndërsa humbja pikërisht me Spartakun tregoi se klubi nga Republika autonome e Tatarstanit nuk do ta ketë të lehtë mbijetesën në elitën e futbollit rus.

Për momentin, ekipi i Dakut është në mesin e renditjes, në vendin e 8-të, por jo larg zonës që të zbret nga kategoria.

Sulmuesi ka qenë i lënduar dhe Rahimov i ka dhënë një ditë më shumë pushim sesa lojtarët e tjerë, ndërsa mbetet në dyshim për ndeshjen e kësaj të premteje ndaj Krylia Sovetov Smara.

Sezonin e kaluar, Daku shënoi 10 gola e shërbeu 4 asistë, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Premier Ligës ruse. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar