Kujtim Gjuzi është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi në nisje të seancës parlamentare duke e akuzuar atë se e ka kërcënuar me mesazhe për kodin e veshjes.
“Kam vërejtje për procesverbalin. Seancën e kaluar më the se kam shkelur kodin e etikës. Çfarë kodi kam shkelur nga unë. Në orën 14:39 më ka ardhur sms kërcënuese për veshje, unë nuk kërcënohen nga askush. Edhe nuk ka zot none që t’më kërcënojë mua se s’të kam frikë as ty as kërkënd”, tha Gjuzi në seancë.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ruçi tha se ai nuk kërcënon asnjë, por i kërkon që të respektojnë rregulloren e Kuvend dhe Kodin etik të veshjes. Ruçi gjithashtu i kërkoi Gjuzit që të mos ndalë me autoshkollë në parlament.
“Unë nuk të kërcënoj për çështjen, të kërkoj të zbatosh etikën. Të kërkoj të mos ndalosh me autoshkollë te dera e parlamentit”, tha Ruçi.