Mediat e huaja vërejnë ndryshimin. Protestë paqësore pas “drurit” ndërkombëtar

Më të fundit


Protesta e gjashtë e opozitës të shtunën në Tiranë ka pasur edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar si një kthesë e kryedemokratit Lulzim Basha pas thirrjeve të ambasadave të BE dhe SHBA për të mos ushtruar dhunë.

“Në Tiranë protesta e gjashtë kombëtare kundër qeverisë u mbyll paqësisht, pa dhunë e sulme ndaj institucioneve si dy javë më parë. Thirrjet e ndërkombëtarëve kësaj here nuk ranë në vesh të shurdhër. Për rreth dy orë e gjysmë, opozita e bashkuar protestoi përpara kryeministrisë. Në ndryshim nga protestat e kaluara, kësaj here protesta kaloi pa incidente dhe ishte në tërësi paqësore”, shkruan DW.

Po ashtu The Washington Post  i ka kushtuar një shkrim protestës së opozitës, duke u shprehur se mbështetësit e opozitës shqiptare marshuan në një protestë anti-qeveritare të shtunën për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por këtë herë pati vetëm disa incidente të vogla.

Ndërsa Reuters thotë se protesta u shoqërua me fenerë ndriçues si dhe bojë në muret e Kryeministrisë, disa protestues hodhën fishekzjarrë mbi policinë te Kuvendi, por kishte më pak trazira se në protestën e fundit, dy javë më parë.



Skip to toolbar