Mero Baze: Partia që ka “shpresë” Saliun dhe mërzitet nga Luljeta Bozo!

OPINION


Gjithë balta e opozitës sot është drejtuar ndaj dy grave, Luljeta Bozos dhe Najada Çomos, të dyja personalitete të spikatura në fushën e tyre, që nuk janë marrë kurrë me politikë.

Edi Rama i ka ftuar të jenë pjesë e Parlamentit të ri, pasi në dy fatkeqësitë e fundit kombëtare, tërmeti dhe pandemia, ato ishin dy zonja që u bënë simbol i shpresës për shqiptarët. Edi Rama nuk i ftoi të bëhen socialiste, por i ftoi të bëhen deputete të Kuvendit të Shqipërisë.


Vërshimi i baltës ndaj tyre, është në të vërtetë një shenjë paniku nga diferenca mes asaj çfarë opozita i ofron Parlamentit dhe asaj çfarë i ofron Edi Rama.

Shumica e baltës po i bullizon ato në dy drejtime.

Profesoreshën Lujeta Bozo po e bullizojnë si grua e vjetër në moshë. Në fakt ata janë realisht të shqetësuar për emrin e  saj, dhe jo për moshën e saj. Se po të ishte për moshën, Luljeta Bozo është mosha e Sali Berishës, me diferencë të vogël, tek i cili Partia Demokratike ka shpresën se do ta udhëheqë në fitore.

Tani të adhurosh Sali Berishën e të kesh shpresë tek një njeri që është provuar dy herë në krye të vendit dhe e ka dorëzuar të dyja herët me lemeri, dhe të urresh një grua simbol të suksesit në profesionin e saj, duket qartë që nuk ke problem moshe, por problem suksesi. Dhe këtu është për të qarë hallin opozita, dhe jo dy gratë që po sulmohen.

Nëse kanë gjë me pleqtë, le të nxjerrin për bythe nga selia plakun që u ka zënë jo vetëm derën, por dhe të ardhmen e partisë së tyre dhe po i përdhunon për interesa të djalit dhe vajzës së tij.

Parlamentet e botës janë të mbushur me deputetë të vjetër e në disa raste deri senatorë 90- vjeçarë, dhe ata janë garancia e tyre. Tek ne problem është se listat e partive janë të mbushura me të rinj të vjetëruar nga padija dhe jo me të vjetër që rinojnë politikën shqiptare me dijet e tyre.

Nga ana tjetër, Najada Çomo ka moshën e brezit të studentëve të Sali Berishës. Sali Berisha e la profesionin e mjekut 45 vjeç për t’u marrë me politikë, ndërsa Najada Çomo po e bën këtë në moshën 60- vjeçare, pasi është realizuar si mjeke dhe është bërë simbol i shpresës gjatë pandemisë.

Nëse keni gjë për mjekët që lënë profesionin e merren me politikë, e keni në seli Sali Berishën dhe mund t’i hakërreheni atij. Najada Çomo nuk ka aspiratë politikën, por politika kërkon të përfaqësojë njerëzit simbol të suksesit në këtë periudhë.

Tani PD-së nuk ja ka fajin njeri që mjek në seli të saj quan Flamur Nokën dhe “profesor doktor” quan Xhelal Mziun, që i blen titujt me leje ndërtimi. Mund të gjejë dhe ajo figura të shquara të shoqërisë dhe t’i ofrojë për deputetë.

Por problem i saj është pikërisht ai “plaku” që i duhet PD si studio ligjore për familjen e vet, dhe jo si shpresë për Shqipërinë.

Ai ka nevojë për ushtarë të neveritshëm, të sakrifikojnë për familjen e tij. Dhe ata natyrisht duhen idiotë. Siç janë këta që vjellin vrer ndaj dy grave që shqiptarët nuk i duan se po bëhen socialiste, por se janë njëra mjeke e shquar e tjetra inxhiniere e shquar.




Skip to toolbar