Mijëra njerëz të bllokuar nga zjarret në Australi

AKTUALITET


Mijëra njerëz janë bllokuar në një plazh në Australi mes skenave apokaliptike pasi u rrethuan nga zjarre të tërbuara që kanë pushtuar vendin gjatë këtyre ditëve të fundvitit ku temperaturat kanë kaluar 40 gradë celcius.

Fotografitë nga qyteti bregdetar i Mallacoota tregojnë se si qielli u kthye i kuq si gjak ditën e Vitit të Ri ndërsa tymi nga zjarret rrethoi diellin dhe uli shikueshmërinë në mes të ditës.


Dëshmitarët treguan se si nisi që të binte hi nga qielli i shoqëruar me zhurmën shurdhuese të flakëve që digjinin çtë gjenin. Madje situata bëhej me e frikshme nga shpërthimet e bombolave ​​të gazit.

Mijëra njerëz të bllokuar në plazh prisnin me shpresë sirenat e urgjencës për t’u shpëtuar dhe thanë se e kaluan ditën duke pritur një urdhër për të hyrë në oqean për të mos u djegur të gjallë.

Forca Australiane e Mbrojtjes tha që helikopterët Blackhawk dhe Chinook do të marrin pjesë në misionin e shpëtimit së bashku me anijet e Marinës për të shpëtuar turistët e bllokuar dhe vendasit që refuzuan paralajmërimin për evakuim që u dha të dielën.

Autoritetet mendojnë se janë mbi 4 mijë njerëz të bllokuar dhe që presin të shpëtohen ndërsa mijëra të tjerë janë evakuuar ndërsa bilanci i dëmeve të shkaktuara nga zjarret sa vjen dhe rëndohet.




Skip to toolbar